Ndërrimi dhe kthimi
Nëse masa nuk përshtatet ose diçka nuk është si e pritnit, produktin mund ta ndërroni ose ta kthejmë brenda 14 ditësh. Më poshtë është afati, kushtet dhe hapat.
Afati
Kthimin ose ndërrimin e pranojmë brenda 14 ditësh nga dita që pranoni pakon.
Kushtet
- Produkti duhet të kthehet i paveshur, i palarë dhe i padëmtuar.
- Etiketat dhe paketimi origjinal duhet të jenë të pacenuar.
- Për arsye higjienike, brekët, tangat dhe produktet e silikonit nuk mund të kthehen nëse paketimi është hapur.
Si të bëni kthimin
- Shkruani në info@nesaunderwear.com me numrin e porosisë dhe arsyen.
- Ju përgjigjemi me udhëzimet dhe adresën për kthim.
- Pas kontrollit të produktit, kryejmë ndërrimin ose kthimin e parave.
Produkt i gabuar ose i dëmtuar
Nëse produkti ka arritur i dëmtuar, ose nuk është ai që kishit porositur, kthimin e mbulojmë ne dhe ju dërgojmë produktin e duhur pa kosto shtesë. Njoftoni brenda 48 orësh nga pranimi dhe bashkëngjitni një fotografi.
Ndërrimi i masës
Për ndërrim mase, kontrolloni Udhëzuesin e masës para se të porositni masën e re, ose shkruani neve dhe ju ndihmojmë me përzgjedhjen.
