Udhëzuesi i masës
Masa e duhur ndryshon nga modeli në model. Më poshtë është si të merrni masat dhe si t’i lexoni tabelat.
Si t’i merrni masat
- Nën gjoks: matni rreth trupit, poshtë gjoksit. Shiriti të jetë i shtrënguar, por i qetë. Kjo jep numrin e brusit (70, 75, 80…).
- Rreth gjoksit: matni në pjesën më të gjerë të gjoksit. Diferenca me masën e mëparshme jep kupën (A, B, C, D).
- Beli: matni në pjesën më të hollë të belit.
- Vithet: matni në pjesën më të gjerë.
Masat merrni mbi lëkurë ose mbi një veshje të hollë, para pasqyre, me shirit të butë matës.
Brusa — numri dhe kupa
| Nën gjoks (cm) | Masa e brusit |
|---|---|
| 63–67 | 65 |
| 68–72 | 70 |
| 73–77 | 75 |
| 78–82 | 80 |
| 83–87 | 85 |
| 88–92 | 90 |
| Diferenca gjoks − nën gjoks | Kupa |
|---|---|
| rreth 12 cm | A |
| rreth 14 cm | B |
| rreth 16 cm | C |
| rreth 18 cm | D |
Brekë, pizhama dhe sete
| Masa | Beli (cm) | Vithet (cm) |
|---|---|---|
| XS | 60–64 | 86–90 |
| S | 65–69 | 91–95 |
| M | 70–74 | 96–100 |
| L | 75–79 | 101–105 |
| XL | 80–86 | 106–112 |
| XXL | 87–94 | 113–120 |
Nëse jeni mes dy masave
Për brusa dhe shtrëngesa zgjidhni masën më të vogël; për pizhama dhe mantilla, atë më të madhe. Për ndihmë me një model konkret, shkruani në info@nesaunderwear.com.
